U21, Shqipëria barazim pa gola ndaj Greqisë

24/03/2016 00:00

Përfaqësuesja shqiptare U21 ka barazuar 0-0 me Greqinë në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian.

Një ndeshje me pak raste nga të dyja skuadrat edhe pse kuqezinjtë ishin më kërkues në tentativat e tyre, por pa mundur të finalizojnë në rrjetë asnjë aksion.

Falë këtij barazimi kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, përfaqësuesja jonë renditet në vendin e dytë në grup me 9 pikë pas Portugalisë që kryeson me 18 pikë.

Shqipëria do të luaj sërish në “Elbasan Arena” ditën e hënë ndaj Hungarisë dhe ndaj Greqisë në Athinë më 2 shtator.

Top Channel