Shuhet “holandezi fluturues”, Cruyff ikën në moshën 68-vjeçare

24/03/2016 13:40

Johan Cruyff e humbi sfidën më të rëndësishme të tij. Legjenda e futbollit holandez dhe atij botëror, një prej emrave që janë shkruar me germa të arta në historinë e sportit më popullor në planet, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një kanceri në mushkëri.

“Profeti i golit” duhej të mbushte 69-vjeç më 25 prill, por sëmundja e rëndë i privoi një tjetër përvjetor, duke e marrë në shtëpinë e tij në Barcelonën, të rrethuar nga dashuria e të afërmve.

Legjenda e topit ishte interpretuesi numër 1 i futbollit total të Ajaksit dhe Holandës së viteve ’70-të, si dhe i Barcelonës me të cilin luajti dhe e stërviti deri në vitin 1996.

Johan Cruyff ishte lojtari dhe njeriu që i dhuroi futbollit konceptin e modernizmit dhe jo pak njerëz e cilësuan si “Pele i bardhë” duke merituar jo pak dokumentarë, çmime dhe trofe, mes të cilëve dhe Topin e Artë për 3 herë.

Cruyff ndryshoi futbollin dhe shënjoi një epokë me Holandën dhe Ajaksin dhe në Katalonia emri i tij ngjall ende respekt si një simbol i lojës së bukur.

Me kombëtaren holandeze, Johan Cruyff, luajti për 11 vjet me radhë, me një peng të madh në jetë, finalen e humbur ndaj Gjermanisë Lindore në ndeshjen epike të vitit 1974.

FOTO GALERI
6/8
Johan Cruyff u përfshi në formacionin e shekullit XX në vitin 2000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA