Shqipëria dhe Kosova nderojnë viktimat e terrorit

24/03/2016 00:00

Shqipëria dhe Kosova kanë nderuar viktimat e Brukselit. Parlamentet në Tiranë dhe Prishtinë kanë mbajtur një minutë heshtje.

Kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa nga foltorja e Kuvendit, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që luftojnë në Siri, që të kthehen.

“Ftoj gjithë qytetarët tanë që janë në numër shumë të vogël, por në fronte të luftës, që të dalin nga këto fronte, të jenë të vetëdijshëm për dëmin që i shkaktojnë vetes, viktimave atje dhe dëmin që mund të ketë vendi ynë nga veprimet e tyre”, tha Mustafa.

Në Shqipëri, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka urdhëruar Autoritetin Shtetëror të Sigurisë në Porte që të testojë nivelin e sigurisë në të gjashtë portet detare të vendit, megjithëse autoritetet këmbëngulin që nuk ka vend për alarm.

Presidenti Bujar Nishani deklaroi pas homazheve të zhvilluara në nderim të viktimave të Brukselit, se aktualisht në Shqipëri nuk ka ndonjë rrethanë apo informacion që të kërkohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit vjen për shkak të angazhimeve dhe të situatave që lidhen me Shqipërinë, me sigurinë në Shqipëri dhe me informacionet që ndajnë agjencitë që garantojnë sigurinë në Shqipëri. Nuk ka aktualisht ndonjë rrethanë e cila kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thotë Presidenti i Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA