Prezantohet fanela e Francë 2016

24/03/2016 00:00

Futbollistët kuqezi, të cilët jemi mësuar t’i shohim duke djerësitur në fushë për të arritur kualifikimin historik në Euro 2016, janë shndërruar për rreth 30 minuta në modelë.

Berisha, Çikalleshi, Agolli, Mavraj, Balaj, Gashi, Xhaka dhe kapiteni Lorik Cana kanë prezantuar fanelën me të cilët kuqezinjtë do të debutojnë në një kampionat europian.

“Poshtë këtyre fanelave janë djemtë të cilët kanë kontribuar për të realizuar  një ëndërr të rëndësishme. Ajo që uroj është që këta djemtë të kenë të njejtën vendosmëri, të njetën dëshirë për të bërë akoma më shumë për Shqipërinë tonë”, u shpreh trajneri Gianni de Biasi.

Kombëtarja shqiptare do të luajë me uniformat “Triumf” që në miqësoren me Austrinë, ndërkohë që për eleminatoret e botërorit fanelat e përfaqësueses sonë do të kenë një tjetër dizenjim.

Top Channel