Johan Cruyff, holandezi që frymëzoi “Holly e Benji”
24/03/2016 00:00
Yoichi Takahashi, mjeshtri i novelave grafike japoneze, nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Johan Cruyff dhe fanelën e tij me numër 14.
Për ata që nuk e njohin, Takahashi është autori i sagës “Captain Tsubasa”, e njohur në Europë e më gjerë si “Holly e Benji”.
Pasioni për ikonën e futbollit holandez bëri që novelisti t’i kushtonte atij Julian Ross, një nga personazhet kryesore të filmit vizatimor, i cili mbante numrin 14.
Por Cruyff nuk është e vetmja figurë reale e futbollit që ka frymëzuar Takahashin. Portieri Benji është një krijesë e bazuar tek portieri italian Dino Zoff.
Top Channel