Stoli, Tare këmbëngul për De Biasin

23/03/2016 00:00

Emri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Giani de Biasi, vazhdon të përmendet gjithnjë e më shumë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e klubit të Lazios në sezonin e ardhshëm.

Edhe pse kandidati kryesor mbetet serbi Sinisha Mihajloviç, i parapëlqyer nga presidenti Klaudio Lotito, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biazi.

Tare ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajloviç gjatë periudhës kur ishin futbollistë, ndërsa është i bindur se tekniku aktual i Shqipërisë do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.

Sipas mediave italiane, trajneri i Shqipërisë admirohet për faktin se është një motivues i shkëlqyer dhe mund të bindë disa nga emrat e njohur që të mos e braktisin Lazion në verë.

Top Channel