Terrorizmi rrezikon sfidën Belgjikë-Portugali

22/03/2016 00:00

Shpërthimet në Bruksel mund të pezullojnë një tjetër ndeshje miqësore të përfaqësueses belge dhe bëhet fjalë për sfidën me Portugalinë që dotë luhet javën e ardhshme në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016.

Në paraditen e kësaj të marte, u dëgjuan 2 shpërthime në aeroportin e brukselit dhe 2 të tjera në metrotë e Shuman e Melbek, që ndodheshin pranë institucioneve të rendësisjhme evropiane dhe sipas asaj që pblikohet në media bbilanci ka arritur në disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Më parë Federata belge vendosi të pezullojë ndeshjen e kombëtares me Spanjën në 17 nëntorin e vitit të kaluar, 4 ditë pas sulmit terrorist të ndodhur në [aris, ku u shënuam mbi 100 viktima. në atë kohë, Federata Belge vendosi  të mos rrezikojë dhe të njëjtën veprim mund ta ndërmarrë edhe për sfidën me skuadrën luzitane

Ndërkaq, drejtuesit e kësaj Federate nëpërmjet një komenti në rrjetin social Twitter shfaqi solidaritetin për viktimat e këtyre shpërthimeve dhe bëri të ditur anulimin e seancës stërvitore të radhës së skuadrës që ishte parashikuar të zhvillohej në pasditen së martës.

Top Channel