Shpërthimet në Bruksel, Britania rrit nivelin e sigurisë në aeroporte

22/03/2016 00:00

Sulmet terroriste në Bruksel kanë alarmuar mbarë Europën. Kështu, në Britaninë e Madhe autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në aeroportet Gatwick dhe Heathrow.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme ka lajmëruar shtetasit britanikë që të shmangin zonat e populluara në qytetet belge.

Kryeministri Cameron, ndërkohë, do të drejtojë një takim të komitetit të emergjencave Cobra.

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar u ka bërë thirrje shtetasve të saj që udhëtojnë që të bëjnë kujdes maksimal.

Top Channel