Besnik Hasi është një emër surprizë në listën e drejtuesve të Aston Villas për stolin. Trajneri i Anderlechtit mund të zëvendësojë francezin Remi Garde i cili pritet të shkarkohet në orët në vazhdim.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ishte në “Etihad Stadium” të dielën, për të ndjekur nga afër derbin e Manchesterit mes Cityt e United, si një i ftuar i kapitenit të “qytetarëve”, Vincent Kompany.
Ish-trajneri i Leicester, Nigel Pearson, është në “pole position” për të marrë drejtimin e Villas, por mediat britanike shkruajnë se edhe Hasi është një emër në tryezën e drejtuesve i cili po merret seriozisht.
“Daily Mail” shkruan se tekniku gjakovar është vetëm 44-vjeç, por ka ndërtuar shumë shpejt reputacionin e tij si një trajner që di të rrisë dhe zhvillojë futbollistët e rinj, duke shfaqur te Anderlechti aftësinë për menaxhimin e skuadrës edhe pas shitjes së disa yjeve.
Si trajner i Anderlechtit, Hasi ka një përqindje prej 53% të ndeshjeve të fituara.
Top Channel