Në Milot pas tragjedisë, tregtarët të tronditur

21/03/2016 00:00

Një ditë pas tragjedisë së djeshme në tregun e Milotit, ku një makinë e drejtuar për një person me aftësi të kufizuara vrau dy persona e plagosi 8 të tjerë, tronditja duket se nuk ka kaluar.

Banorët thonë se edhe më parë kanë qenë të rrezikuar për shkak se tregu ndodhet pranë rrugës dhe trafiku është i padisiplinuar.

Pjesë e hetimit të policisë po bëhet tani edhe mënyra se si u modifikua makina për t’u drejtuar nga një person me aftësi të kufiziara.

Top Channel