Lëndë eksplozive në automjet, shpëton për fat 20-vjeçari

21/03/2016 14:55

Një i ri 20-vjeçar i ka shpëtuar fatmirësisht një atentati me tritol pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Xhamllikut, në kryeqytet.

Arjel Rrapi ka gjetur në brendësi të automjetit të tij një pako të dyshimtë dhe menjëherë ka lajmëuar policinë, e cila bëri të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive prej 400 gramësh e llojit C4.

Fillimisht i riu ka gjetur një nga xhamat e makinës të thyer dhe ka vënë re mungesën e kasetofonit, duke menduar se e kishin vjedhur, por pas disa lëvizjeve ai ka zbuluar lëndën eksplozive që ishte lidhur me një bateri.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe ka marrë në pyetje edhe babain e të riut, Shefqet Rrapin, pasi edhe ky i fundit e përdorte automjetin.

Uniromat blu po hetojnë mbi konflikte të mundshme të familjes Rrapi, ndërsa nuk përjashtohet as pista se ngajrja mund të jetë sajuar vetë me qëllim marrjen e azilit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel