Italia me dy mungesa të rëndësishme në miqësoret e luksit

21/03/2016 00:00

Një prej lojtarët më të mirë te kombëtarja italiane është padyshim mesfushori i PSG-së Marco Verratti, por për arsye dëmtimi ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Conte në sfidat miqësore që të kaltrit do të luajnë më 24 dhe 29 mars, ndaj Spanjës dhe Gjermanisë.

Verratti iu përgjigj pozitivisht ftesës së trajnerit, por duket se problemet me dëmtimin e kanë detyruar të largohet nga grumbullimi.

Më 20 shkurt, në ndeshjen PSG-Reims ai u largua pas 45 minutash loje, pasi ndjeu dhimbje në ije dhe që nga ajo kohë duket se nuk ka arritur ta kalojë problemin.

Tashmë është e sigurt që mesfushori do të humbasë dy miqësoret, ndërsa është në dilemë edhe pjesëmarrja në ndeshjen çerekfinale që PSG do të luajë ndaj Man. Cityt në Champions.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për Italinë në dy miqësoret e luksit do të jetë edhe mbrojtësi Barzagli për shkak të problemeve muskolare edhe ai nuk është i gatshëm për trajnerin në këto takime.

Top Channel