Grupi i PS pas kongresit, diskutohet referendumi. Kokëdhima shigjeton Ruçin

21/03/2016 00:00

Referendumi i miratuar në kongres për legjitimitetin e mandatit të kryetarit  të PS është rikthyer si temë diskutimesh në mbledhjen e përjavëshme të grupit paralamentar socialist.

Ben Blushi ka kërkuar të dijë për teknikalitetet, përfshirë pyetjen të cilës baza socialiste do t’i japë përgjigje sikurse a do të ketë fushatë nga kërkuesi referendumit.

Pavarësisht se në mbledhje ishte kërkuesi i referendumit, kryeministri Rama përgjigjen e ka marrë nga Gramoz Ruçi. Një burim nga grupi socialist i tha Top-Channel se qëndrimi i Ruçit ka qenë i prerë.

“Për aq kohë sa anëtarësia është thirur të japë një mendim në referendum, PS nuk ka përse bën fushatë. Por, kush të dojë të ndërmarrë një fushatë është i lirë ta bëjë” ka thënë ai.

Ruçi përpara deputëtëve ka shpjeguar thelbin se si do të formulohet pyetja “Nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare dhe kryetari i saj është mandatuar për kryeministër, a quhet legjitim vazhdimi i mandatit si kryetar partie?”, Po apo Jo.

Ben Blushi, ndryshe nga javët e shkuara nuk bëri asnjë koment përpara kamerave për përgjigjen e marrë nga Ruçi.

Ndërkohë, Koço Kokëdhima e ka vijuar debatin me Ruçin atje ku e la javën e kaluar. Ai ka kundërshtuar përgjigjen e kreut të grupit se çështjet e Gjykatës kushtetuese kalojnë automatikisht për votim në Kuvend. Ai i ka lexuar Ruçit procedurën, duke ngritur pretendimin se rasti i tij nuk është ai për të cilën mori përgjigje.

Më herët deputeti i Vlorës e vijoi në distancë përplasjen tashmë të hapur me Ruçin, duke mbrojtur iniciativën e ndërmarrë për organizimin e partisë në jug të Shqipërisë, sipas modelit Kokëdhima.

“Ajo reformë që kemi zhvilluar në parti është përkrahur gjerësisht nga partia dhe qytetarët e rajonit”, deklaroi Kokëdhima.

Top Channel