Villarreali ndal Barcelonën; katalanasit i afrohen rekordit

20/03/2016 00:00

Edhe pse udhëhoqi 0-2 në pjesën e parë, Barcelona nuk ka arritur të marrë fitoren e radhës në La Liga pasi Villarreali shënoi dy herë në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin, por në fund nuk arriti të thyente rekordin prej 38 ndeshjesh pa humbje të Barcelonës.

U kijua përshtypja e një fitoreje të lehtë për ekipin e drejtuar nga Enrique, pasi Rakitic e Neymar shënuan nga një gol në pjesën e parë. Megjithatë, me nisjen e 45 minutave të dyta Villarreali ishte një tjetër ekip në fushën e lojës, duke arritur të shënojë dy herë. Në minutën e 57 ishte një gol i Bakambu, ndërsa 6 minuta më vonë shënoi në portën e tij Mathieu, i Barcelonës.

Me këtë barazim Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve, me një diferencë prej 9 pikësh nga Atheltico dhe 14 pikë nga Reali, i cili do ta luajë në mbrëmje ndeshjen ndaj Sevillas.

Tashmë Barcelonës i nevojiten edhe 4 për të thyer rekordin e “Zonjës së vjetër” në sezonin 2011-2012 kur drejtohej nga Antonio Conte, që arriti në 42 ndeshje pa pësuar humbje. 

Top Channel