Roma mban distancën me Interin

20/03/2016 00:00

Roma ishte (ndoshta) treni i fundit i Interit për të siguruar biletën që çon zikaltërit në Ligën e Kampionëve, tren që me gjasa milanezët e humbën.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjes së të shtunës, e luajtur në Olimpiko gjithçka përfundoi në barazim 1-1.

Interi kaloi i pari në avantazh pas një goli kroatësh. Brozoviç pason bukur për Perisiç dhe ky i fundit gjen rrugën e rrjetës.

Reagimi i Romës mbërrin në minutën e 84, kur Nianggolan çon në rrjetë një top të marrë nga Dzeko. Minutat e mbetura ishin shumë pak për të ndryshuar rezultatin.

Me këtë barazim, Roma ruan distancën prej 5 pikësh ndaj Interit të vendit të katërt. E vetmja skuadër që mund të përfitojë nga kjo është Fiorentina, e cila nëse fiton të dielën parakalon zikaltërit dhe i afrohet Romës me tri pikë.

Top Channel