I kontestuar, por ende në qendër të Milanit; Furlani kërkon D’Amico si Drejtor sportiv dhe ne të mund të vijë dhe Italiano
BBC rikthehet për t’i dhënë fitoren Realit të Madridit. Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema shënuan në fitoren 4-0 ndaj Sevillas.
“Trëdhëmbëshi” madrilen ishte lënë në hije nga MSN-ja e Barçës, por u rikthyen në ditën kur këta të fundit dështuan të fitojnë përballë Villarealit.
Luhej minuta e 6 kur Karim Benzema shfrytëzon një top të mirë të Bale për të çuar të tijtë në epërsi 1-0. Miqtë kishin mundësi të barazonin në të 27-n, por Gameiro dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Në minutën e 58, Ronaldo lëshoi mundësinë për të dyfishuar epërsinë e madrilenëve kur gaboi nga pika e bardhë, por portugezi korigjoi gabimin gjashtë minuta më vonë kur shënoi për 2-0.
Pas Benzemasë dhe Ronaldos, ishe radha e Bale për të shënuar, i cili përfiton nga një reagim jo shumë i mirë i portierit për të shënuar në golin bosh në të 66-n.
Golin e katërt për Realin e shënoi Jese katër minuta nga fundi i ndeshjes. Madrilenët tashmë janë 10 pikë larg Barçës së vendit të parë dhe kanë një pikë më pak se Ateltico e dyta.
Top Channel