Hysaj, asist për Higuain, Napoli ndjek hapin Juven

20/03/2016 00:00

Në fazën mbrojtëse me siguri që është një ndër më të mirët në rolin e tij, por në ndeshjet e fundit ka treguar që edhe në atë sulmuese mund të jetë një ndihmë e madhe. Hysaj ishte një prej lojtarëve më të mirë në fitoren e Napolit ndaj Genoas 3-1.

Ekipi i Sarrit pësoi gol që në minutën e 10, kur Rincon i Genoas befasoi vendasit. Por, Napoli tregoi se jo më kot ndodhet në vendin e dytë në renditje, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 51 kur Hysaj dhuroi një asist perfekt për Higuain, i cili nuk fali. Ishte sërish argjentinasit që shënoi golin e avantazhit 9 minuta para fundit, ndërsa El Kaddouri vulosi fitoren në 3-1 në minutën e parë të shtesës.

Me këtë 3-pikësh, Napoli ruan diferencën prej 3 pikësh nga Juventusi kryesues, i cili fitoi këtë të diel derbin me Torinon me rezultatin 4-1.   

Top Channel