F1, Alonso: Ja kush më shpëtoi (FOTO)

20/03/2016 00:00

Në debutimin e vitit 2016 në Botërorin e Formula 1, Fernando Alonso nuk priste aspak që të rrezikonte jetën edhe pse puna që bën paguhet me miliona dollarë.

Por, piloti spanjoll përjetoi momente terrori në garën e Australisë në pistën e Melbërn, kur gjatë xhiros së 18 u përplas me makinën Has të meksikanit Gutierrez dhe përfundoi jashtë cirkuitit.

McLaren e drejtuar nga iberiku doli jashtë kontrollit para se të përplasej me muret mbrojtëse, ndërsa Fernando Alonso shpëtoi pa dëmtime serioze në një episod që pezulloi përkohësisht garën.

“Ishte një impakt shumë i fortë dhe e kam të vështirë të vendos se kush gaboi në pistë. Ndoshta unë frenova pak momente me vonesë, por duhet të ketë qenë një kombinim gjërash, edhe pse më e rëndësishmja është që ne pilotët jemi mirë pas frikës së madhe. U tremba vërtet shumë sepse pashë veten në qiell dhe tokë në të njëjtën kohë. Jam këtu vetëm falë McLaren që ka ndërtuar një makinë kaq të fortë dhe falë rregullave të FIA-s mbi sigurinë e pilotëve. Pak vjet më parë ky aksident do të kishte qenë me pasoja vërtet serioze”, tha spanjolli Alonso.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel