Cikalleshi vendimtar, supergol në barazimin me Mehën

20/03/2016 00:00

Sulmuesit i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka realizuar një supergol këtë të diel.

Basaksehir luajti në transfertë ndaj Konyasporit, me të cilën aktivizohet një tjetër shqiptar, Alban Meha.

Vendasit ishin në avantazh të një goli dhe trajneri i Basaksehir vendosi të aktivizojë në minutën e 63 sulmuesin shqiptar, i cili nuk zhgënjeu, por realizoi një eurogol në minutën e parafundit të ndeshjes, duke vulosur rezultatin në 1-1.

Për nga mënyra e ekzekutimit, ky gol i Cikalleshit është i ngjashëm me atë që sulmuesi i shënoi Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”, në barazimin 2-2.

Ndërkohë, në këtë takim Alban Meha luajti gjatë gjithë ndeshjes për ekipin e tij, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës, megjithëse nuk arriti të shënonte.

Top Channel