Djokovic-Nadal, gjysmëfinalja e Indian Wells

19/03/2016 13:20

Ashtu siç shpresohej, gjysmëfinalja e dytë e turneut Masters të Indian Wells do të jetë Rafael Nadal-Novak Djokovic.

Spanjolli ka triumfuar 3 herë në këtë aktivitet, ndërsa Djokovic, që është edhe kampioni në fuqi kërkon titullin e pestë. Nadal u kualifikua mes 4 më të mirëve të Indian Wells pasi eliminoi Kei Nishikori.

Japonezi kryesoi në setin e parë 3-1, por Nadal arriti të kthejë situatën në favorin e tij dhe arriti të fitojë këtë set 6-4. N2ë setin e dytë gjërat ishin më të lehta për Nadal ui cili e fitoi edhe këtë fraksion loje 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Jo pak vështirësi hasi edhe Djokovic në përballjen me Zho Vilfrid Tsongën. Setin e parë numri 1 i botës kishte mundësi ta mbyllte teksa shërbeu me rezultatin 5-4 në favor, por Tsonga reagoi dhe e çoi atë në ‘timebreak’, ku ishte Djokovic ai që dominoi duke e mbyllur përfundimisht setin 7-6.

Në setin e dytë, Tsonga fitoi me shërbimin e Djokovic për të marrë kryesimin në 2-1, por nuk mundi dot ta ruajë atë. Tenisti serb e vuri shumë shpejt në ekuilibër situatë dhe mori kryesimin në 5-4. Edhe në këtë rast Tsonga arriti ta cojë setin në tie brejk, por ashtu sikurse në setin e parë, francezi gaboi shumë dhe Djokovic nuk e fali duke e fituar edhe setin e dytë 7-6.

Top Channel