Berisha ironizon kongresin e PS dhe Pittellan: Falenderoi Ramën për sukseset e të tjerëve

19/03/2016 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar përmes një statusi në Facebook kongresin e PS dhe deklaratën e të ftuarit Gianni Pittella.

“Rama i fut Pittellas kasetën e Veliajt!”, është reagimi i Berishës, i cili vijon: “Të dashur miq, pas Erion Veliajt, që falenderoi Ramën për udhëheqjen e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, pavarësisht se ai ishte në të gjitha ato ditë në Greqi, sot ishte radha e Pittellas për të falenderuar Edi Ramën për sukseset e të tjeëeve, si moratoriumin e skafeve (per te cilin Rama votoi kundër) dhe liberalizimin e vizave, për sabotimin e të cilit Rama dërgoi emaile që paralajmëronin eksode biblike në të gjitha kancelaritë perëndimore”.

“Miq, i nderuari ynë Pittella, nga emocioni harroi të falenderonte Garibaldin shqiptar për pavarësinë e Italis”, thotë Berisha.

Top Channel