Shkenca: Championsi, kompeticioni më emocionues

17/03/2016 00:00

Një ndeshje futbolli në Europë është ngjarja më emocionuese në mënyrë absolute. Ky është përfundimi i arritur nga studimi i Universitetit Lafborou në Britaninë e Madhe që u bazua te emocionet e shfaqura nga 5000 persona me rastin e Ligës së Kampioneve.

I komisionuar nga “Nissan” që është një prej sponsorëve zyrtarë të aktivitetit, studimi vuri në dukje se finalja që do të luhet në Milano është ngjarja sporive që ka emocionin më të madh të vitit me 73%.

Ndërsa skuadrat që bëjnë të dridhen më shumë tifozët janë Barcelona me 64%, Real Madrid 60% dhe Bajern Mynih me 41%. Përsa u përket lojtarëve, në krye të kësaj liste qëndron Lionel Messi me 69%, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 53% dhe Neymar me 31%.

Por nuk përfundon me kaq, ekspertët e këtij universiteti nëpërmjet sensorëve do të studiojnë edhe të dhënat fiziologjike të tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për të zhvilluar akoma më shumë formulën shkencore për të përcaktuar ndeshjen më emocionuese që nga çerekfionalet deri në finalen e madhe.

Top Channel