Man. United i jep lamtumirën  E. League; kualifikohet Dortmundi

17/03/2016 00:00

Manchester United nuk ka arritur të kthejë humbjen 0-2 të ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit, duke marrë vetëm një barazim 1-1 në “Old Trafford” dhe për pasojë i ka dhënë lamtumirën Europa League, ndërsa Liverpooli ka kaluar në çerekfinale.

Martial shtoi shpresat e “Djajve të kuq” për një kualifikim të mundshëm, kur në minutën e 32 ktheu në gol një 11-metërsh, por në fundin e pjesës së parë braziliani Coutinho barazoi shifrat në 1-1. Në 45 minutat e dyta vendasit e rritën presionin ndjeshëm, por pa arritur të gjejnë një tjetër gol.

Në çerekfinale të Europa League kanë kaluar edhe Dortmundi, Sevilla, Shakhtar Donetsk dhe Braga.

Gjermanët e Dortmundit fituan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Tottenhamit në Londër me rezultatin 1-2, ndërsa në takimin e parë arritën një fitore të pastër 3-0.

Në takimin e kthimit në Spanjë ndaj Sevillas, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, u mbosht 3-0, duke u skualifikuar nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Europë.

Fenerbahce fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në Turqi ndaj Bragas, por në Portugali ishin vendasit që triumfuan 4-1. Për t’u shënuar në këtë takim ishte edhe fakti që skuadra turke e mbylli ndeshjen me 3 lojtarë më pak, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Top Channel