Alarm i rremë për bombë në Tiranë

17/03/2016 22:00

Një alarm i rremë për bombë mbajti të bllokuar për thuajse një orë rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Alarmi u dha rreth orës 9 të mbrëmjes së të enjtes, kur në sallën operative të Policisë së Tiranës mbërriti një telefonatë që “njoftonte për bombën” në këtë rrugë.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur patrullat e para, është bërë vendosja e perimetrit të sigurisë dhe janë thirrur edhe specialistët e xhenierë të forcave speciale RENEA.

Nga verifikimet e forcave speciale u mësua se nuk kishte asnjë bombë dhe se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Menjëherë pas kësaj, policia ka hequr shiritat e bllokimit të rrugës.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA