Vritet për t’u grabitur, policia arreston dy persona

16/03/2016 00:00

Një 56-vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në fshatin Shalës të Cërrikut.

Policia e Elbasanit nisi hetimin dhe zbuloi se ngjarja ndodhi pas një grabitje në banesën e viktimës nga dy persona, të cilët edhe janë arrestuar.

Autorët e kësaj ngjarje dyshohet të jenë shtetasit, Naim Çekrezi, 56 vjeç, banues në Cërrik si dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç.

Ata dyshohen të kenë vrarë shtetasin me iniciale B.Sh., gjatë  momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas kanë inskenuar  vendin e ngjarjes duke e bërë të dukej si ngjarje aksidentale.

Por viktima doli se ishte goditur me sende te forta. Policia njofton se atij i janë grabitur 250.000 leke dhe 1880 euro.

Paratë u gjetën të groposura pranë një peme në ullishte rreth ndërtesës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel