United-Liverpool, derbi anglez i kthimit në Europë

16/03/2016 00:00

Në “Anfield Road” përfundoi me një fitore të merituar të vendasve 2-0 por në kthim mund të ndodhë gjithçka e ndoshta do të duhet edhe ndihma e shtesës për të përcaktuar se kush prej Manchester United apo Liverpoolit, do të avancojë më tej.

Derbi britanik i Europa Leagues rikthehet këtë të enjte në orën 21:05 me avantazhin e dukshëm në favor të “reds”, që megjithëse luajnë në stadiumin më armiqësor të futbollit, do të bëjnë të pamundurën të mbijetojnë në turne.

Ashley Young dhe Jackson janë rikuperuar dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Louis van Gaal por ende nuk dihen nëse këta dy lojtarë, do të jenë pjesë e formacionit fillestar.

Thuajse i sigurt për një vend nga minuta e parë është gjermani Bastian Schweinsteiger që u aktivizua dhe në fundjavë ndaj West Ham në FA Cup. Ndërkohë kapiteni Wayne Rooney, Phil Jones, Luke Shaë dhe Will Keane do të mungojnë në betejën e “të kuqve” në Europa League.

Në kampin tjetër, Daniel Sturridge dhe Philippe Coutinho janë rreziku kryesor i vendasve për t’u eliminuar nga turneu.

Bilanci mes Louis van Gaal dhe Jurgen Klopp është aktualisht 3-3 në diskutimin për fitore, në një rivalitet që nisi në Gjermani me Bayernin dhe Borusian e Dortmundit.

Top Channel