Suksesi i filmit “Shok”

16/03/2016 00:00

Pas suksesit të filmit të shkurtër “Shok”, i cili për herë të parë futi Kosovën në garë për ccmimin Oscar, kompani të mëdha filmike, kanë shprehur interes për realizimin e një filmi të metrazhit të gjatë në Kosovë.

Regjisori Jamie Donoughue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, kanë qëndruar në Los Angeles më gjatë se pjesa tjetër e ekipit për të kërkuar mbështetje për kinematografinë kosovare.

“Kemi pasur takime shumë të rëndësishme me kompani të rëndësishme që janë vërtetë shumë të interesuara ta bëjnë  një film të metrazhit të gjatë në Kosovë. Jemi në hapat e parë të kësaj dhe po shpresojmë që shumë shpejt do të fillojmë të zhvillojmë një skenar me një temë tjetër që do të bëhet në Kosovë, me kompani shumë të rëndësishme të huaja”, deklaroi Eshref Durmishi, producent/aktor i filmit “Shok”.

Regjisori dhe producentët e “Shok” nuk përjashtuan mundësinë për bashkëpunim edhe  me aktoren e njohur botërore me origjinë shqiptare, Eliza Dushku.

“Duhet të sigurohemi që historia që duam ta tregojmë të jetë e goditur. E kam në mendje ccfarë duam të bëjmë, por nuk mund të flasim tani. Përfundimisht, do të kthehemi dhe të tregojmë më shumë histori”, tha Jamie Donoughue, regjisor i filmit “Shok”.

Regjisori dhe producentët nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” udhëtuan drejt Prekazit në kompleksin e varrezave të familjes Jashari, vend i cili sipas Jamie Donoughue është edhe pikënisja e filmit “Shok”.

Top Channel