Renault rikthehet në F1, prezantohet me tavolinë sërfi

16/03/2016 00:00

Renault rikthehet në Botërorin e Formula 1 me një makinë të sajën, pas një periudhe mungese të gjatë. Skuderia franceze vendosi që ta pasqyrojë këtë nëpërmjet një spoti të veçantë, ku protagonistë u bënë dy pilotët Palmer dhe Magnussen, si dhe surfistja Ellie-Jean Coffey.

Në këtë spot, Jolyon Palmer dhe Kevin Magnussen ndodhen në plazh, kur në skenë shfaqet sërfistja australiane që i fton të luajnë me dallgët.

Por dy pilotët kishin një tjetër ide: vendosën makinën, me të cilën do të garojnë në Formula 1, mbi një tavolinë gjigante sërfi, duke e ulur Ellie-Jean Coffey në njëvendëshen e tyre, për të nisur një zbarkim për në breg të detit.

Një spot i këndshëm ky, që mund të shërbejë si një stimul sportiv, ndërsa presim startin e Botërorit të Formula 1, këtë fundjavë në Australi.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel