Konflikt ndërtues-pronarë, shpërthim në kantierin e ndërtimit
16/03/2016 20:25
Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në ambjentet e një kantieri ndërtimi, në rrugën “5 Maj”, në Tiranë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur një sasi eksplozivi e vendosur poshtë një ekskavatori ka shpërthyer.
Sipas burimeve, sasia e lëndës ka qenë e vogël dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i këtij veprimi të jetë bërë një konflikt mes pronarëve të tokës dhe ndërtuesve, saktësojnë burimet.
Megjithatë, shërbimet policore përgjegjëse dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme.
Top Channel