Grabitet me armë zjarri taksisti, arrestohet si i dyshuar punonjësi i FNSH-së

16/03/2016 00:00

Instalimi i kamerave të sigurisë tashmë duket se është kthyer në një armë të fortë në duart e policisë për identifikimin e autorëve të krimeve të ndryshme.

Rasti më i fundit është ai i një taksisti në Tiranë, i cili ka rënë pre’ e një grabitjeje. Fatmirësisht, ai kishte të instaluar në makinën e tij një kamera sigure, e cila ka filmuar të gjithë momentin e ngjarjes dhe fytyrën e autorit.

Në pamjet filmike shikohet grabitësi që nga sedilja e pasme kërcënon me armë shoferin dhe i kërkon atij xhiron ditore. Taksisti ia jep pa e zgjatur, por kur grabitësi i kërkon edhe unazën taksisti zbret nga makina e tij dhe u kërkon kalimtarëve të rastit të njoftojnë policinë.

Me të marrë denoncimin, Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, duke vënë dhe një shpërblim prej 200 000 lekësh dhe vetëm pak orë pask kësaj thirrjeje është shoqëruar një i dyshuar si autor i grabitjes, i cili nga të dhënat paraprake mësohet se është punonjës i FNSH-së së Fierit, i identifikaur se Eduart Budini, ndaluar nga Policia e Gjirokastrës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel