Aksident në Tiranë, përmbyset një furgon pasagjerësh

16/03/2016 00:00

Një furgon pasagjerësh është përmbysur gjatë orëve të vona të së martës në kryeqytet, pranë ish-restorant “Durrësit” në unazë.

Mësohet se fatmirësisht në momentin e aksidentit në furgon nuk kishte pasagjerë, ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar lehtë.

Shkaqet e aksidentin janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel