Korçë, aksidentohet autobusi; plagosen 14 mësues dhe nxënës

15/03/2016 00:00

14 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar gjatë një aksidenti rrugor, kur një autobus ka rrëshkitur e më pas është rrëzuar.

Aksidenti ndodhi përgjate aksit Korçë-Bilisht, kur autobusi i arsimtarëve dhe nxënësve të fshatit Pojan u rrëzua në rrugën nacionale me pasojë dëmtimin e një pjese të udhëtarëve.

Burime nga policia thanë se shkak është bërë një përpjekje e drejtuesit të autobusit për të shmangur një të moshuar, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Mes të lënduarve ka pasur edhe nxënës shkolle, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime të rënda. Menjëherë të dëmtuarit janë transportuar në spital nga ku Top Channel u sigurua nga mjekët se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel