Gjyqi ndaj imamëve, gjykata përfundon shqyrtimin e dosjes

15/03/2016 11:10

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin e dosjes së 9 imamëve të vetëshpallur, të akuzuar për rekrutim luftëtarësh për në Siri e Irak.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, gjykata ka vendosur t’i japë kohë prokurorisë që të përgatisë konkluzionet përfundimtare për 9 të pandehurit.

Njëri prej tyre, Gerti Pashja ka deklaruar se i gjithë procesi gjyqësor është një sajesë. “Nuk kemi bërë asnjë vepër penale, po sulmohemi për shkak të besimit”, ka thënë Pashja.

Top Channel