FIGC konfirmon largimin e Contes pas Europianit

15/03/2016 00:00

Antonio Conte do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses italiane në përfundim të Europianit të Francës. Ai që e konfirmoi këtë lajm ishte vet presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, pak minuta përpara fillimit të Këshillit Federal të këtij institucioni.

“Antonio Conte më bëri të ditur largimin e tij nga pankina e kombëtares në fund të Euro 2016, – ishte deklarata e Tavecchios. – Ai ka nevojë për punën e përditshme të një trajneri klubesh dhe kjo është mëse e kuptueshme”.

Tashmë për Federatën Italiane të Futbollit lind detyra e gjetjes së zëvendësuesit të Contes në pankinën e “të kaltërve”. Për momentin, në “pole poosition” për të marrë këtë detyrë është kandidatura e Roberto Donadonit, ndërkohë që nuk mbetet pas as ajo e Ranierit.

Zgjidhje të tjera janë edhe Giampiero Ventura dhe Fabio Capello, me këtë të fundit që ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që të marrë drejtimin e 4 herë kampionëve të botës.

Top Channel