F1, rregullorja për gomat, “Pirelli” bën shpjegimet

15/03/2016 00:00

Botërori i Formula 1 po afron dhe ndryshimet do të jenë të shumta. Një prej rregullave që i janë nënshtruar këtij procesi është ajo e furnizimit me goma të skuadrave.

Kompania “Pirelli”, nëpërmjet një videoje, ka shpjeguar ndryshimet në këtë rregullore.

Kështu, në çdo garë, skuadrat do të kenë në dispozicion 3 tipe gomash për pistë të thatë. Në të njëjtën kohë, çdo pilot do të kompletohet me 3 sete gomash për kohë me shi, 4 sete gomash të ndërmjetme dhe 13 sete gomash për pista të thata.

Një e re tjetër e kësaj rregullore është venbdosja e një kodinë secilin prej seteve të gomave nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që përcaktohet 2 javë përpara një gare.

“Pirelli” përcakton dy tipe gomash për garë që do të përdoren si dhe një set gomash shtesë të tipit më të butë për sesionin e tretë të provave zyrtare.

Rregullorja e re për gomat thekson gjithashtu se çdo skuadër është e lirë të zgjedhë 1 nga 10 setet e mbetura, ndërsa çdo pilot brenda garazhit ka vendin e tij.

Top Channel