Deputeti i PS, Ben Blushi, duke komentuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, të përmendur së fundmi në qarqet politike, ka deklaruar se, “besoj se, kushdo që do ta çojë PS-në në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme, sepse sot këtë përfundim do të kishim, nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa koalicionin që kemi sot”.
Megjithatë, vetë Blushi është shprehur i prirur të mos e marrë seriozisht këtë opsion.
“Nëse shkohet në ato zgjedhje për shkak se nuk janë votat për të miratuar reformën në drejtësi, kush e jep garancinë se qeveria e re do t’i ketë këto vota? Kjo nuk është e mirë edhe për tregjet, sepse do të trembeshin dhe do të futeshin në krizë. Besoj se këto janë thjesht lojëra brenda koalicionit”, ka thënë Blushi në dalje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste.
Top Channel