Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, probleme në trafik

15/03/2016 10:20

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku një veturë është përplasur me një kamion.

Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Ibë, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Por për shkak të përplasjes në aksin në fjalë janë verifikuar probleme në trafik, i cili është zhbllokuar pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Top Channel