Seria A, Napoli mban hapin e Juventusit

14/03/2016 00:00

Napoli merr 3 pikët e radhës falë Gonzalo Higuain. Skuadra e drejtuar nga Sarri fitoi 1-0 në transfertë ndaj Palermos, me një gol të shënuar me 11-metërsh nga sulmuesi argjentinas.

Me këtë sukses në “Renzo Barbera”, Napoli e sheh veten sërish 3 pikë larg Juventusit kryesues.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 23-të të pjesës së parë.

Nga ana tjetër, kjo humbje e lë Palermon vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel