Refugjatët, Meta: Do të bëjmë pjesën tonë. “Drejtësia”? Vullneti i qartë

14/03/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur ta festojë Ditën e Verës në Gjirokastër, ku ka pasur edhe një takim me të rinjtë e LRI-së. Pas takimit, Meta i është përgjigjur interesit të mediave për krizën e refugjatëve.

“Zgjidhja nuk është që Shqipëria të përballet me pasojat e krizës së refugjatëve. Do të bëjmë pjesën tonë, sipas mundësisë sonë me mbështetje të Europës”, ka thënë Meta.

Ai ka vlerësuar se, janë BE dhe SHBA që duhet t’i japin fund krizës në vendet e origjinës, “ndonëse Shqipëria do të japë gjithnjë kontributin e saj”.

Meta ka folur edhe për miratimin e draftit përfundimtar nga Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi.

“Të gjitha palët kanë shprehur vullnet të qartë. Të gjithë kanë rënë dakord për standardet që në fund t’i përcaktojë Venecia, e cila ka sheshuar diferencat dhe qëndrimet”, është shprehur Meta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta