Kriza e Tiranës, Veliaj premton zgjidhje

14/03/2016 00:00

Skuadra e futbollit të Tiranës vazhdon të ketë probleme ne aspektin sportiv dhe institucional.

Humbja e pësuar me Vllazninë në Shkodër e ka thelluar krizën e ekipit bardheblu dhe drejtuesve të tij që së fundmi janë përballur edhe me kontestimin e tifozëve.

Në shënjestrën e protestave të tyre është vënë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ky i fundit deklaroi se në qendër të vëmnendjes së tij është bashkëpunimi me aksionerët e klubit në aspektin financiar të tij.

Ai premtoi se do ta kthejë skuadrën e futbollit të Tiranës në nivelet më të larta ashtu sikurse po ndodh në disiplinat e tjera sportive.

Top Channel