Gjykata liron trafikantin, përplasje me prokurorinë: Solli dosjen me vonesë

14/03/2016 15:30

Një i kërkuar nga drejtësia franceze për çështje droge është lënë i lirë nga gjyqësori shqiptar për shkaqe proçeduriale.

Domart Konjari u arrestua me bujë nga policia në muajin nëntor gjatë tentativës së tij për të kalkuar kufirin, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda e la atë të lirë, me arsyetimin se prokuroria nuk e kishte sjellë dosjen e tij brenda afateve.

Konjari, thanë burimet, është i dënuar në Francë me 10 vjet burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. 42-vjeçari, i cili ishte në listën e të kërkuarve, u kap në muajin nëntor gjatë tentativës për të korruptuar një efektiv policie që ta lejonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa e la në “arrest me burg” për korrupsion dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria e Korçës sapo konstatoi që bëhej fjalë për Domart Konjarin shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen Krimeve të Rënda.

Por Krimet e Rënda i kërkuan Francës të dërgonte letërporosinë, e cila ende nuk ka mbërritur. Mes këtyre burokracive, jozyrtarisht thuhet se dosja e Konjarit përfundoi për vlerësim mase tek Gjykata e Krimeve të Rënda e shkalles së parë, qe e la të pandehurin në “arrest me burg”.

Por Apeli i Krimeve të Rënda në mënyrë të papreçedentë e ndyrshoi jo vetëm masën per llogari të Francës, por edhe masen e Gjykatës së Korçës, duke urdhëruar lirmin e 42-vjeçarit.

Apeli argumenton jozyrtarisht se, prokuroria e kishte çuar dosjen e tij përtej afateve 10-ditore e për këtë arsye masa shuhet. Por prokuroria nga ana e saj pohon se i ka respektuar afatet. Se kush thotë të vërtetën, për këtë duhet pritur zbardhja e vendimit të kësaj të hëne.

Top Channel