Alaba rinovon me Bayern Munchen

14/03/2016 13:20

David Alaba nuk do të largohet nga Bajerni i Mynihut. Sipas asaj që publikohet te e përdishmja gjermane “Bild”, futbollisti i përfaqësueses austriake arriti marrëveshjen me drejtuesit e klubit bavarez për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, kontratë kjo që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së futbollistit në 11 milionë euro në sezon.

Kohët e fundit u fol për një interesim të Barcelonës për Alabën, ndërkohë që austriaku ishte vënë edhe në shënjestrën e Manchester City, por në fund ai që doli i fituar ishte Bayern, që zgjati bashkëpunimin me futbollistin.

Alaba i bashkohet në këtë pikë Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Javi Martinez, të cilët e kanë rinovuar tashmë kontratën e tyre me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2021.

Top Channel