Shpërthimi në Ankara, ministri Bushati reagon në “Twitter”

13/03/2016 00:00

Turqia u goditet këtë të diel nga një tjetër sulm terrorist, ku me dhjetëra persona mbetën të vdekur nga shpërthimi i një autobombe në Ankara, në një zonë pranë disa ndërtesave qeveritare.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati reagoi në “Twitter” në lidhje me sulmin në Turqi duke shprehur solidaritet dhe mbështetjen ndaj Turqisë.

“Terrori godet sërish Ankaranë. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi në “Twitter” Bushati.

Në më pak se 6 muaj ky është sulmi i tretë që godet Turqinë.

Top Channel