PD: Mjerimi i Ramës me manipulimin e videos, shenjë e krizës së thellë ku ndodhet

13/03/2016 13:15

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, deklaroi se “Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i zotit Basha me banorët e Klosit”.

“Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij. Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video se qytetari është shprehur: “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër!” Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet. Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambjent publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre”, u shpreh Zhupa.

“Në ndryshim nga kjo, Basha është i pranishëm në çdo ambjent ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit. Takimet e Ramës janë në salla të mbyllura, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”, shtoi zëdhënësja e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA