“Vitamina” në Tiranë, arrestohen 2 persona për kontrabandë barnash

12/03/2016 10:00

Administratori i kompanisë farcaeutike Omega-Farma dhe një agjent doganor janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë futur ilaçe kontrabandë, duke shmangur detyrime doganore në vlerën e 4 milionë lekëve të reja.

Personat e arrestuar janë Fatos Çausholli, 75 vjeç, me detyrë administartor i Omega-Farma dhe Merlind Berberi, agjent doganor në agjensinë Etna al. Arrestimi i tyre u krye në sajë të operacionit të koduar “Vitamina”, i cili u zhvillua nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Nga hetimet parprake dyshohet se administratori i kompanisë farmaceutike, në bashkëpunim me agjentin doganor, nuk kanë deklaruar sasinë dhe vlerën reale të ilaçeve të fitura nga Omega-Farma, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore që shkojnë në vlerën e 4 milionë lekëve të reja.

Ndaj administratorit Çausholli është ngritur akuza e kontrabandës me mallra të tjera, ndërsa ndaj agjentit doganor Berberi është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

FOTO GALERI
1/4
`Vitamina” në Tiranë`

Top Channel