Arsenali do Moratën, ofron 50 milionë paundë

12/03/2016 11:35

Alvaro Morata vihet në shënjestrën e Arsenalit. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit “Topçinjtë” e Londrës e konsiderojnë sulmuesin spanjoll të Juventusit si përforcimin ideal në skuadër për repartin e avancuar.

Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e klubit londinez tashmë e kanë përgatitur ofertën për blerjen e kartonit të Moratës që kap shifrën e 50 milionë paundëve.

Këtë sezon Morata është aktivizuar më pak se në sezonin e kaluar, duke bërë që të rriten spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij. Prej kohësh emri i 23-vjeçarit është folur për një rikthim të mundshëm te Reali i Madridit, duke qenë se klubi iberik gëzon të drejtën e riblerjes së tij, ndërkohë që edhe Manchester United e kishte kërkuar shërbimin e tij.

Top Channel