Unaza e re, plagoset me thikë një efektiv policie

11/03/2016 13:05

Një efektiv policie është plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re, teksa mbetet ende e paqartë situata.

Informacione paraprake, bëjnë të ditur se është plagosur me thikë Gjergji Muça, efektiv policie, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se Muça është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Top Channel