PD përshëndet Venecian: Koha për dialog politik

11/03/2016 15:25

Pasi falenderon Komisionin e Venecias për atë që e quan përkushtim, paanësi dhe profesionalizëm, Partia Demokratike thotë se drafti përfundimtar u dha të drejtë shqetësimeve të opozitës.

“Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, thotë përmes një deklarate për mediat, deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Sipas Halimit, opozita ndjehet i inkurajuar që çështjet e ngritura prej saj janë cilësuar si legjitime dhe i janë bashkuar marrëveshjes politike.

“Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha çështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, mbyll deklaratën deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA