Grabiti kazinonë, në pranga 20-vjeçari
11/03/2016 08:40
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së një kazinoje në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur një javë më parë, më 4 mars.
Marsildo Ndoja, 20 vjeç nga Tirana është i dyshuar pas hetimit dhe identifkimit nëpërmjet kamerave të sigurisë së kazinosë “Admiral”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 20-vjeçarit u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, thika e përdorur, një lap top HP, 4 celularë, një vlerë monetare prej 13 mijë lekësh të reja dhe disa bizhu për meshkuj.
Mbi të riun rëndon akuza e vjedhjes me dhunë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Top Channel