Zbardhet plagosja në Drenovë, 54-vjeçari qëlloi veten pa dashje

10/03/2016 10:25

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në fshatin  Drenovë, ku një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri, e cila iu gjet e iu sekuestrua në banesë.

Ky shtetas u arrestua për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja  pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit”

54-vjeçari Dhimitraq Bello është vetëplagosur aksidentalisht në  këmbë, me një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, e kalibrit 7.65 mm, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen  e organeve kompetente.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, Dhimitraq Bello u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Top Channel